Krizë e re e pengjeve në Francë: Sulmuesi i armatosur, në një postë të Parisit

Një sulmues i armatosur mban disa pengje. Ngjarja po zhvillohet në një postë në një paralagje të Parisit, raporton AFP.

Edhe pse mediet fillimisht kanë shkruar për dy pengje, Le Figaro – duke iu referuar burimeve të policisë – shkruan se numri i pengjeve mund të arrijë deri në pesë. Sipas disa medieve tjera, dy nga pengjet janë liruar, prandaj ende nuk dihet numri i saktë i personave që qëlluan në brenda postës.

Sulmuesi është i armatosur me kallashnikov, revole e granata.

Deri tash nuk dihet nëse ka lidhje ndërmjet këtij sulmi dhe atij të javës së kaluar kur u vranë 17 persona. Siç raporton Mirror, momentalisht po zhvillohen bisedimet me rrëmbyesin i cili njihet nga policia si kriminel i “vockël”, transmeton Telegrafi.

Policia ka rrethuar zonën Colombes, që ndodhet në veriperëndim të Parisit. Mbi këtë rajon po fluturojunë helikopterët.

Lajme të ngjashme

Back to top button