Greva e 20 janarit vendim i prerë i SASHK-ut

Kryetari  i SASHK-ut,  Jakim Nedelkov, shprehet se askush dhe asgjë nuk mund të na zmbraps nga vendimi për të zhvilluar grevë më 20 janar, përveç pranimit të plotë të kërkesave të tyre.

Sipas tij, mbi 87% e anëtarësisë janë “pro” mbajtjen e grevës, ndërsa të paktë janë ata që janë kundër. Nedelkov ritheksoi se kërkesat e Sindikatës janë kërkesa sociale.

“Nëse deri më 20 janar nuk na ofrohet plotësimi i kërkesave që SASHK-u i dorëzoi ministrit, kjo do të thotë se më 20 janar jemi në grevë. Asgjë nuk mund të na hamendësojë për vazhdimin e negociatave. Ne negociuam 3 muaj deri më 31 dhjetor nga 2 janari deri më sot, nuk kemi dialog social, përkundrazi kemi presione të mëdha për kundërshtimin e organizimit të grevës”, tha Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.
Nedelkov hodhi poshtë zërat se greva bëhet për shkak të rizgjedhjes së tij në krye të Sindikatës, pasi Kongresi i SASHK-ut sipas tij është larg, në muajin tetor. Ata që kundërshtuan dje, sipas Nedellkovit, me deklaratat e tyre shterpa si megafonë në dorë të dikujt tjetër, nuk kanë bërë asgjë përveç rritjes së besueshmërisë së tij në krye të Sindikatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button