Eco Guerrila mbledh para për ministrin Izairi

Banorët e Tetovës dhe rrethinës u mblodhën sot për të dhuruar simbolikisht para, për t’i siguruar rrogën ministrit të Ekologjisë Nurhan Izairi, duke i kërkuar atij që të japë dorëheqje meqenëse nuk merr masa për mbylljen e Jugohromit dhe thjeshtë nuk e bën punën e tij por “rri kotë”. Ata thonë se do të ketë protesta ende më masive.

“Pasi vërejmë se ministri nuk ka fuqi të ndalë këtë helmim të Tetovës, atëherë ne lëvizja “Eco Guerilla” atë nuk e njohim dhe nuk e pranojmë si ministër. Por konsiderojmë si një i punësuar në atë ministri. Për t’i siguruar rrogën që ia ka qejfi, sot kemi marr iniciativë të mbledhim një fond dhe kështu ta bindim atë të jep dorëheqje. Nuk shohim asnjë arsye pse zotëri Nurhan Izairi, duhet të konsiderojë veten ministër i Mjedisit jetësorë, përveç rrogës që merr. Ndonjë punë tjetër nuk duket se është duke bërë aty. Ja do grumbullojmë ne fonde merri të gjitha vetëm ik prej aty se kot rri”, u shpreh Arianit Xhaferi, “Eco Guerilla”.

Eco Guerilla në fushatë kundër ndotjes së ajrit në Tetovë
Eco Guerilla në fushatë kundër ndotjes së ajrit në Tetovë

Lajme të ngjashme

Back to top button