Karakamisheva është zgjedhur shkencëtare e vitit derisa ishte anëtare e komisionit që e propozoi

Profesoresha e Fakultetit Juridik pranë Universitetit Kirili dhe Metodi Tanja Karakamisheva-Jovanovska është zgjedhur në vitin 2013 për shkencëtare të vitit përderisa ishte edhe anëtare e Komisionit për shkencë pranë pot ë njëjtit Universitet. Përveç mirënjohjes nga Universiteti për “rezultatet e arritura në veprimtarinë shkencore-hulumtuese” Karakamisheva ka marr nga universiteti edhe të holla prej 30 mijë denarëve.

Në rrjetet sociale është hapur diskutim se bëhet fjalë për konflikt interesash.

Karakamisheva-Jovanovska për Plusinfo tha se ajo është larguar nga komisioni derisa është vendosur për propozimet.

Ajo gjithashtu sqaroi se ka të drejt të kandidohet për këtë titull, edhe pse është anëtare e Komisionit sepse nuk ekziston ndonjë ndalesë për një gjë të tillë.

Profesoresha Karakamisheva kohës së fundit është e njohur në opinionin publik për shkak të pjesëmarrjes së sajë në Kontra-Plenumin, ose mbështetjen e qeverisë në ndryshimet e fundit në Ligjin për arsim të lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button