DHP-ja, fton bujqit që të paraqiten për tatimin paushall

Qytetarët që merren me bujqësi si veprimtari primare apo plotësuese dhe të cilët realizojnë të ardhura deri në 1.300.000 denarë në 2014, deri në 31 janar duhet që të paraqiten për tu regjistruar në DHP për caktimin e tatimit paushall.

Siç informojnë nga DHP është e detyrueshme që të sillet vërtetim për regjistrim, kërkesa për tatimin paushall dhe të ardhurat e realizuara nga veprimtaria bujqësore. Nëse këto qytetarë jan veç të regjistruar atëherë duhet të sjellin vetëm kërkesën për tatimin paushall.

DHP përkujton se bujqit e regjistruar nëse kanë bërë çfarë do qoftë ndryshimesh në të dhënat duhet që të paraqiten.

Nëse ka ndryshime vetëm në të dhënat personale në këtë rast, ndryshimin e të dhënave regjistruese mund të bëhet vetëm në thirrjet telefonike duke thirrur në linjën pa pagesë “Info Linja 0800 33 000.

Lajme të ngjashme

Back to top button