Kryeministri

Politikën mund ta keqpërdorin politikëbërësit, por njeriut njerëzinë brenda tij nuk ia shlyen dot butësia e kolltukut. Ashtu që praktikisht një numër i madh funksionarësh, për  të cilët posti ishte më shumë përgjegjësi se sa privilegj u detyruan ta braktisin atë.

Kancelari gjerman, Adenauer braktisi postin menjëherë pas skandalit Spiegel (1936)të arrestimit të disa gazetarëve; Ndërsa Chung Hong-won, kryeministri i Koresë së Jugut dha dorëheqje pas mbytjes së tragetit me mbi 300 njerëz (16.04.2014). “Duke i parë familjet e pikëlluara se si vuanin nga dhimbja e humbjes së të dashurve të tyre dhe pikëllimin e fyerjen e popullit, mendova se unë duhet të marrë tërë përgjegjësinë si kryeministër”-tha ky i fundit; Ndërkaq dorëheqje dha edhe kryeministri italian, Enrico Letta (13.02.14)për shkak të rritjes së papunësisë dhe të mos implementimit të reformave të premtuara. … Në Bullgari pas protestave të popullit kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike, ku mbeten të lënduar 14 njerëz, kryeministri Boiko Borisov (20.02.13) u largua duke thënë “Unë nuk do të marrë pjesë në një qeveri nën të cilën policia e rrah popullin… Secila pikë gjaku është turp për ne”.

Ndërsa në Maqedoni kryeministri mbylli atë media që nuk iu bind. E nuk u skuq fare që keqpërdori pushtetin për të cenuar lirinë e shprehjes së qytetarëve. Ai vazhdon ta detyroj popullatën të braktis vendlindjen nga papunësia dhe as që projekton ndërtim të objekteve fitimprurëse. Po ky kryeministër jo vetëm që fuqizon reforma të paparashikuara, duke mos përfillur qëndrimin e popullit, por pa asnjë përgjegjësi ndryshon çmimet e të mirave si të dëshiroj. Ndërkohë shton mjetet në dispozicion për të shuar iniciativat e mundshme qytetare. Pa ndonjë justifikim racional, guxoi të del para të tjerëve edhe pas akuzave të fundit para zgjedhore!

Paradoksalisht çdo ditë debatohen pakënaqësitë, analizohet e shkruhet për to, por udhëheqësi i politikës shtetërore është shumë rehat! Po si është e mundur që mjerimi i popullit të mos mund ta ngacmojë aspak ndërgjegjen e tij?! Thënë troç: Derisa në asnjë rast premieri i shtetit tim nuk shfaqi njerëzinë, si të mos dyshoj nëse ai është vërtet njeri?!

Lajme të ngjashme

Back to top button