fbpx

Gruaja me gjendje të rëndë shëndetësore e ka djegur banesën

Banesa e djegur në Kisella Vodë i përket një gruaje të moshuar e cila shpesh është vërejtur nga fqinjët se nuk bën kujdes me zjarrin. Banesa e djegur është në hyrjen e dytë në katin e pestë në rrugën Petar Delan. Gruaja e moshuar nga zjarri është shpëtuar menjëherë nga dy fqinjët e saj.

Zjarrin e ka vërejtur në orën 13:15 fqiu M.G i cili nga ballkoni ka parë flakën. Ai shpesh e ka vërejtur se gruaja nuk bën kujdes me zjarrin dhe shpesh ka djegur letra në një kuti metali në ballkon.

Ai sqaron se gjendja shëndetësore e gruas nuk ka qenë e mira, ajo asnjëherë nuk është martuar ndërsa pas vdekjes së motrës sjellja e saj është ndryshuar.

Zjarri është nën kontrollin e zjarrfikësve dhe tani më është shuar.


 

Ekipi i zjarrfikësve për momentin po mundohen ta shuajnë zjarrin që ka kapluar një ndërtesë në Kisella Vodë.

Një tym i dendur po del nga kati i pestë i ndërtesës. Ende nuk dihet arsyeja që ka shkaktuar zjarrin.

digjet banes

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close