New York, protestë kundër dhunës policore

Një grup prej rreth 300 protestues, me sloganin “Kërkojmë drejtësi për Eric Garner”, ka protestuar para selisë së Policisë në State Island në shtetin federal të New York-ut.

Në kujtim të Eric Garnerit, të cilin e ka vrarë polici më korrik të 2014, protestuesit kanë ndezur qirinj, ndërsa simbolikisht i kanë shuar në ora 16 e 38 minuta në momentin kur është vrarë Garner. Protestat kanë përfunduar pa ndonjë incident.

Eric Garner (43 vjeç), babai i gjashtë fëmijëve, ka ndërruar jetë gjatë arrestimit të dhunshëm më 17 korrik në New York, për shkak se dyshohet se ishte përfshirë me shitjen e paligjshme të cigareve. Ndërkohë ky rast ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik kur në internet u shfaq video në të cilin shihet se polici Daniel Pantaleo e shtrëngon në fyt Garnerin, i cili vuante nga astma, teksa ky thërriste “Nuk marr dot frymë!”. Garner vdiq disa minuta më vonë nga ndalimi i zemrës.

Po ashtu, më 9 gusht policia e Fergusonit, gjatë arrestimit, ka qëlluar një të ri afro-amerikan Michael Brown. Pas kësaj ngjarjeje në mbarë vendin janë mbajtur protesta të cilat kanë zgjatur dy javë.

Forcat e sigurisë të SHBA-së në këtë vend, çdo vit vrasin ndërmjet 400 dhe 500 njerëz. Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Hetimit (FBI) gjatë vitit të kaluar 76 policë janë vrarë teksa ishin në detyrë. /AA/

Lajme të ngjashme

Back to top button