Mashtrimi i Vuçiqit: Përuroi spitalin e inaguruar më heret!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka inauguruar një spital i cili vite më parë ishte përuruar nga ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petroviq.

Bëhet fjalë për spitalin e Pasjanit, aty ku Vuçiqi para dy ditësh e cilësoi Kosovën si “djep të Serbisë”. Gazeta Tribuna ka siguruar të dhëna që dëshmojnë se për spitalin e Pasjanit ishin ndarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, 227.894 euro.

Pjesën tjetër të mjeteve Qeveria e kishte siguruar nga linja tjera buxhetore. Por, nuk kishin munguar as mbështetja nga donatorët ndërkombëtarë.

Financimi i Qeverisë në spitalin e Pasjanit konfirmohet edhe në raportet e punës dhe në monitorimet e organizatave joqeveritare që u janë bërë komunave të Kosovës. Për këtë spital në fund të vitit 2012 kishte folur edhe Nenad Cvetkoviq, në cilësinë e kryetarit të komunës Partesh-Pasjan.

Tribuna ua sjell vetëm një fragment nga ajo që kishte thënë Cvetkoviq në një paraqitje para medieve”.

“Ne tashmë kemi ndërtuar spitalin dhe ky është një rezultat i mirë yni. Mirëpo, kur e formuam komunën dhe u ndamë nga komuna amë e Gjilant, ne kemi pasur vetëm tetë vende të punës për shëndetësi”, pati thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button