Mitrevski: Padi dhe kallëzime penale për firmat të cilat nuk do të paguajnë K­ 15

Për 74 firma nga gjithsej 71.290 firmat e regjistruara në Maqedoni janë dorëzuar parashtresa lidhur me pagesën e regresit të pushimit vjetor ose më e njohur si K­15.

Inspektorati shtetëror për punë ka dorëzuar parashtresa për 54 firma, ndërsa Lidhja e sindikatave të Maqedonisë për 20 kompani, kryesisht nga industria e tekstilit në Tetovë, Manastir, Koçan dhe Shkup. Keqpërdorime në pagesën e K­15 ka pasur edhe nëpër serra në Sveti nikole, kompani ndërtimi në Shkup, si dhe në firma për sigurim, shtëpi brokere dhe disa media.

“LSM i dorëzoi parashtresat deri te Inspektorati shtetëror me të cilin po dakorodhemi që të kemi kontrolle të përforcuara nëpër kompani. Shpresojmë se në aktivitet të përbashkët me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do të arrijmë të vijmë deri në pagesë 100 për qindëshe të regresit të pushimit vjetor”, theksoi kryetari i LSM­së Zhivko mitrevski në konferencën e sotme për shtyp, duke shtuar se në 90 për qind është respektuar obligimi ligjor.

Ai theksoi se në ato firma ku mund do të paguhet K­15, do të dorëzohen padi, ndërsa atje ku do të konfirmohet se punëtorët kanë enë të detyruar t’i kthejnë të hollat, do të parashtrohen kallëzime penale.

Analizat e LSM­së kanë treguar se punëtorët kanë probleme edhe rreth shfrytëzimit të pushimeve vjetore, për shkak të së cilës, paralajmëroi mitrevski, do të propozojnë deri te Këshilli ekonomikosocial të shfrytëzohet në disa pjesë të pjesës së dytë të pushimit vjetor.

Në periudhën e ardhshme LSM­ja do të përpiqet që edhe marrëdhënia e punës në shtet të jetë kryesisht në kohë të pacaktuar.

“Mendoj se kriza po kalon dhe po krijohen kushte që të sigurojmë marrëdhënie pune më stabile të punëtorëve. Do të insistojmë si sindikat që marrëdhënia e punës posaçërisht në zonat e lira ekonomike në në vend që në kohë të caktuar, të jetë në kohë të pacaktuar”, tha Mitrevski.

Gjatë vitit 2014 në LSM ka pasur 2.243 parashtresa mbi baza të ndryshme që është ulje në krahasim me vitin 2013 kur janë evidentuar 3.633 parashtresa.

Më shumë vërejtje ka pasur në Agrosindikatën (799), me ç’rast pasojnë Sindikata e industrisë, energjetikës dhe minierave me 570 parashtresam Sindikata për hotelieri dhe turizëm me 300, Sindikata e ndërtimtarisë me 207, shëndetësi me 61, Sindikata e AOGJSH me 66, Sindikata e pylltarisë me 47, komunikacion 27…

Pjesa më e madhe e parashtresave janë të lidhura me mospagesën e pagesave, me ç’rast pasojnë parashtresat për mospagesë të regresit për pushim vjetor dhe për procedura falimentimi.

Me mbrojtjen juridike falas, Lidhja e sindikatave të Maqedonisë u ka kursyer punëtorëve 13.461.342 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button