Komiteti i Helsinkit: Ka pasur tendenca për t’i ngulfatur protestat e studentëve

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në raportin e fundit dymujorë konstaton se ka pasur tendenca për të ngulfatur protestën e studentëve. Dhe se gjatë marshit të dytë të studentëve 8 persona janë legjitimuar dhe u është kërkuar që të lëshojnë protestën për shkak të dyshimit se mund të prishin rendin dhe qetësinë publike.

“Dy nga këto 8 veta janë ndjekur nga shërbimet policore gjatë marshit duke i paraprirë mundësisë për pengimin e marshit. Studentët iu ekspozuan etiketimit partiak nga medium të caktuara”, thuhet në raport.

Komiteti i Helsinkit ka ndjekur tubimin spontan të studentëve kur ministri transferoi takimin e dekanëve në fakultetin pedagogjik në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë.

“Këtu studentëve u pamundësua qaja deri te ministria për arsim, si dhe mundësia që Plenumi i Studentëve të merrte pjesë me argumentet e tyre në takimin e caktuar. Hyrja e parë në ministri ishte e mbyllur nga ana e sigurisë. Studentët u ofenduan nga personi zyrtar me veshje civile për të cilin shërbimet policore refuzuan të japin informacione”, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit.

Lajme të ngjashme

Back to top button