Thaçi në Mal të Zi viziton pllakën përkujtimore të të përndjekurve gjatë luftës

Në kuadër të agjendës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi në Mal të Zi është shtuar edhe ndalesa tek pllaka përkujtimore e përndjekurve nga Kosova në periudhën e luftës çlirimtare.

Thaçi do të vendosë kurorë lulesh në shenjë mirënjohje qytetarëve të Ulqinit për përkujdesjen e të përndjekurve nga Kosova në kohën agresionit serb.

Pllaka është ngritur më 6 mars 2002. Në tekstin e pllakës, që është i shkruar në tre gjuhë (shqip, serbokroatisht dhe anglisht), thuhet:

“Në shenjë falënderimi qytetarëve të Ulqinit dhe rrethinës për humanizëm, solidaritet, mikpritje, strehim dhe përkujdesje të treguar ndaj të përndjekurve nga Kosova në periudhën mars 1998 – qershor 1998.
Mirënjohësit nga Kosova”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button