Gazetari e quan ‘lopë’ Zanfinën! (Foto)

Bisedë e lirë mes këngëtarëve dhe gazetarëve duket se zhvillohet edhe në këtë formë.

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, një bisedë me mikun e saj, përkatësisht gazetarin Vlorijan Halilin.

Gjuha që është përdor nga ana e gazetarit ka hasur në reagimin e fansave të këngëtares, të cilët e kanë kritikuar këtë formë të komunikimit, transmeton Telegrafi.

Gazetari në një rast këngëtaren e quan shtrigë, ndërsa në tjetrin e cilëson ‘lopë’.

Por, Zani në një status përbri fotos në Instagram ka shkruar se kjo është një “Bisedë mes meje dhe shokut tim, gazetar. Hahaha”, gjë që na lë të kuptohet se bëhet fjalë për dy miq.

Lajme të ngjashme

Back to top button