Zvicra fut në kuti prostitutat

Më 26 gusht do të hapen të ashtuquajturat “kutitë e seksit”. Ato janë disa dhoma prej druri, ku mund të qëndrojnë punonjëset e seksit. Nga momenti i hapjes së “kutive të seksit” nuk do të tolerohen më vajzat apo gratë gjysmë të zhveshura në trotuare që tërheqin klientët dhe u shërbejnë atyre në sy të publikut.

Kutitë do të qëndrojnë të hapura prej orës 19:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit dhe do të vëzhgohen me kamera. Projekti, qe ndjek modelin e Utrehtit, Esenit dhe Kelnit, nga njëra anë kërkon të përmirësoje kushtet e punës së vajzave, dhe nga ana tjetër të ulë shqetësimet për banorët.

Në Zvicër, prostitucioni nuk është i paligjshëm dhe vajzat që vijnë nga vendet e lindjes nuk mund të akuzohen për punën që kryejnë. Vetëm në rast abuzimi, mund të ndërhyjnë forcat e rendit. Kostoja e projektit “Kutia e Seksit” është 2.4 milionë franga zvicerane.

Lajme të ngjashme

Back to top button