Ahmeti-Orav: Jemi përgatitur dy vite për reforma, mbajmë përgjegjësi për gjendjen e arsimit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav.

Në lidhje me reformat në arsim, Ahmeti ka thënë se ky proces ka zgjatur rreth dy vite në pregaditje e sipër dhe ka për synim rritjen e cilësisë së  arsimit dhe kthimit të mësimdhënies në piedestalin shoqëror pasi që të gjithë, edhe ata që përkrahin reformat edhe ata që kundërshtojnë, pajtohen se situata në të gjitha nivelet arsimore në vend është alarmuese.

“Ne kemi përgjegjësi dhe kjo gjendje duhet të ndalohet andaj dhe BDI është e përkushtuar që të realizon këtë proces.” ka thënë Ahmeti.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Ahmeti theksoi që për Bashkimin Demokratik për Integrim ka qenë e rëndësishime që këto ndryshime të harmonizohen me Brukselin dhe Komisionin e Venedikut dhe për këtë arsye miratimi i tyre u vonua gjersa zgjasnin konsultimet me partnerët ndërkombëtar.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që të gjitha forcat shoqërore në vend duhet ta ndihmojnë agjendën positive të vendeve mike në Bruksel. Ambasadori Orav gjithashtu shprehu interesim rreth ndryshimeve kushtetuese, opozitës dhe reformave në arsim.

“Duke parë zhvillimet në rajon, në Evropë si dhe në botë, Kryetari Ahmeti foli gjërësisht rreth nevojës imediate për integrim në NATO dhe fillim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për këtë, kemi nevojë për stabilitet politik dhe kontribut nga të gjithë, përfshirë Brukselin dhe Vashingtonin. “njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button