fbpx

Për një vit, ngordhin 175 kafshë në Sopot

“Listerioza” është shkaku për ngordhjen e deleve dhe dhive nga ferma në fshatin Sopot në Kumanovë, ku nga dhjetori i vitit të kaluar e deri tani kanë ngordhur 175 kafshë, kumtoi sot Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV), pas marrjes së rezultateve nga analizat.

Sëmundjen e shkakton bakteria lisemeria, e cila me analizat u zbulua edhe në lëkurën e kafshëve të ngordhura dhe në mostrat nga ushqimi i kafshëve.

“Me këtë u konfirmua dyshimi i shoqatës kompetente veterinare nga Kumanova dhe nga përfaqësuesit nga Agjencia për ushqim dhe veterinari se shkaqet për ngordhje është kjo sëmundje”, njofton AUV.

Gjatë vizitës së fundit në fermë nga ana e përfaqësuesve të AUV­së, pardje, është konfirmuar se nuk ka kafshë të tjerë të sëmurë dhe se përmirësohet gjendja shëndetësore te kafshët e sëmura.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close