Të martën protestë para gjykatës, “Liria e Kezharovskit është liria jonë”

Gazetarët të martën në orën 12 do mbajnë një protestë para ndërtesave të gjykatës së Shkupit, ku sipas kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani do të diskutohet strategjia për lirimin e kolegut Tomisllav Kezharovski. Kjo u vendos gjatë protestës së sotme para Gjykatës së Apelit për shkak të vendimit të djeshëm të kësaj gjykate për ta dënuar gazetarin Tomisllav Kezharovski me dy vite burg.

“Gjykata e Apelit me këtë vendim u mundua të korrigjojë gabimin që e bënë instancat tjera gjyqësore ku u dënua me 4.5 vite burg. Vendimi i vetëm gjyqësorë i cili mund të sillet është ai për lirimin e gazetarit dhe jo ulja e burgimit ne dy vite për gazetarin Tomisllav Kezharovski. Vendimi ka për qëllim të tregojë se gjykata mëshiron. Kjo për ne është e pa pranueshme dhe dëm i rëndë I lirisë së fjalës”, tha Naser Selmani.

Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve medial, Tamara Causidis, tha se Kezharovski është gazetar i cili vetëm ka dashur dhe  ka përcjellë opinionit se institucionet shtetërore kanë bërë shkelje të ligjit në një proces gjyqësorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button