Thaçi-Orav: PDSH nuk do ti pengojë Qeverisë në premtimet e saj

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Aivo Orav.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, procesin integrues,  marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe tema të tjera me karakter politik.

“Thaçi në takim potencoi se çështja e cila të gjithëve na shqetëson është mungesa e perspektivës euroatlantike, që është një fenomen brengosës, duke theksuar se faji për bllokimin e procesit integrues është te Qeveria e Maqedonisë. Kryetari më tej theksoi se dështimet në proceset integruese të vendit janë frustuese për qytetarët dhe në këtë drejtim të gjithë jemi të zhgënjyer.” thuhet në kumtesën e PDSH.

Në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike Thaçi theksoi se PDSH ka ngritur vazhdimisht shqetësimet në këtë drejtim dhe se politika e PDSH-së mundohet të paraqet një preventivë dhe kjo preventivë është Platforma e Partisë Demokratike Shqiptare.

Thaçi më tej vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin.

“PDSH gjatë këtij procesi tejet delikat do të vazhdoj të jetë konstruktive dhe nuk do të bëhet pengesë në asnjë moment, nëse qeveria i qaset me seriozitet premtimeve të veta. “thuhet në kumtesën e PDSH.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se duhet të rikthehet dialogu i mirëfilltë politik mes forcave kryesore politike, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë për të ardhmen e vendit, por se nga Qeveria e Maqedonisë varet nëse do t’i zbatojë reformat drejt rrugës së integrimeve euroatlantike.

Lajme të ngjashme

Back to top button