Paguajnë, por s’dinë se ç’konsumojnë!

Përmbajtja e porcioneve të gatshme ushqimore që tregtohen nëpër markete është enigmatike për konsumatorët. Edhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk ka ankesa lidhur me shijen e tyre, derisa shqetësimet më të mëdha janë për përbërësit që janë në to, shkruan Koha.

Sipas një raporti të Organizatës së konsumatorëve lidhur me ankesat në përgjithësi gjatë vitit të kaluar, thuhet se shumë të tilla i adresohen mungesës së etiketave me përmbajtjen e ushqimit të gatuar, si për shembull – çfarë lloj mishi përmbajnë, nëse janë të përgatitura me yndyra bimore, apo shtazore, apo gatesat e brumit janë bërë me gjizë apo djathë.

Detyrimet ligjore për të deklaruar përbërësit e ushqimit vlejnë jo vetëm për ato që tregtojnë ushqime të paketuara, por edhe të tjerët.

Tek ankesat për ushqimet janë evidentuar edhe ato që kanë të bëjnë me skandecën e tyre, shijen e keqe, apo se konsumatorët kanë gjetur në ushqimin e blerë përbërës joushqimorë, si copa qelqi, spango, e të tjera. Ankesa lidhur me ushqimin janë evidentuar me qindra, dhe sipas OKM më shumë kanë të bëjnë me rritjen e vetëdijësimit të konsumatorëve për ruajtjen e shëndetit

Lajme të ngjashme

Back to top button