Tetë muaj asnjë gozhdë te shkolla e Sarajit

Nga prilli i vitit që shkoi, në objektin e shkollës së mesme të Sarajit nuk është punuar thuajse fare.

MASH akuzon firmën “Alkon Proekt” se nuk ka respektuar dinamikën e caktuar të punëve për çka edhe i ka ndërpre kontratën e punës. Mirëpo, gjithë këtë kohë nuk është caktuar ende firma që do të vazhdojë punimet, shkruan Koha.

Nga MASH-i zyrtarisht thonë se “tenderi për momentin është në fazë të evoluimit dhe se më pas – do të jetë faza e ankesave. Për fituesin vendosën Komisioni”.

“Ne si komunë nuk kemi asgjë në dorë. MASH është investitori, pra institucioni që mundet të zgjidhë problemin”, shprehet ai. Në MASH thonë se së shpejti do të dihet edhe firma e cila do të vazhdon punimet, pasi kanë shpallur edhe tender për një gjë të tillë. Nga prilli i vitit që shkoi, në objektin e kësaj shkolle nuk është punuar thuajse fare. MASH-i akuzon firmën “Alkon Proekt” se nuk ka respektuar dinamikën e caktuar të punëve me kontratën për ndërtimin e objektit shkollor. Madje, është me këtë firmë edhe në një kontest gjyqësor krahas faktit që me kërkesë të MASH-it, firma në fjalë është vendosur në listën e zezë të Byrosë për Furnizime Publike, që i pamundëson asaj pjesëmarrje nëpër tenderë publik në dy vitet e ardhshme. Firmës “Alkon Proekt”, drejtuesit e së cilës thuhet se janë njerëz të afërt me zyrtarë të VMROsë, iu besua ndërtimi i objektit të shkollës në vitin 2013 kur ministër ishte Spiro Ristovski. “Vitin që shkoi, e ndërpremë kontratën me firmën që kishte nis punimet për shkak se nuk respektoheshin afatet caktuara me kontratë, ndërsa firma që do të vazhdon punimet do të dihet pasi të përfundojë tenderi. Për momentin, tenderi është në fazën e evaluimit dhe pasi të përfundojë kjo fazë – do të jetë ajo e ankesave. Për fituesin vendosën Komisioni”, thuhet në njoftimin zyrtar të MASH-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button