Ademi: Situata në arsim është alarmante, Bexheti: Mos bëni ligje të llojit çamçakëz

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M tha se ndryshimet në arsim janë një kompleks ndryshimesh, përfshinë më shumë sfera dhe kanë në parim ngritjen e cilësisë në arsim.

“Konstatimi i përbashkët është që gjithë dakordohemi se situata në arsim me cilësinë është alarmante, ajo po bie dhe duke marr parasysh këtë ne nuk duam të rrimë duarkryq. Pra, intenca ishte që të përmirësojmë këtë cilësi. Ne duhet të ngritim cilësinë edhe në arsimin fillorë dhe të mesëm. Parimet janë pra që të mos cenohet autonomia e Universiteteve, procesi i Bolonjës që ajo të mos jetë ngarkesë për profesorët, studentët dhe të jetë proces gjithëpërfshirës dhe transparent”, ka thënë Ademi.

Nga ana tjetër, profesori Abdylmenaf Bexheti thotë se këtë nuk do e kishte cilësuar si një betejë e natyrës frontale.

“Pra, është beteja episodike e parë shumë herë. Kemi ndryshime 15 herë të arsimit të lartë. Ligji është bërë një çamçakëz që nga kapaciteti mendoj se shumë shpejt koha të dëshmojë se kapaciteti universitar e institucional do jetë i ngushtuar për një koncept të tillë. Jemi për ndryshime, por në këto rrethana duhej të bëhej një qasje më pjesëmarrëse, participative e Bashkësisë akademike që të futet në debate cilësore”, ka thënë Bexheti në emisionin “Rruga drejt…”.

Lajme të ngjashme

Back to top button