Shteti vazhdon të hyjë në borxhe përderisa askush nuk reagon

Përderisa në fokusin e opinionit publikë është Ligji për arsim të lartë i cili u miratua në Kuvend, deputetët me procedurë të përshpejtuar votuan edhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjit për borxhe të Maqedonisë në Bankën Evropiane për zhvillim dhe bashkëpunim. Marrëveshjet konkrete kanë të bëjnë me projekte infrastrukturore.

Profesori Bilall Kasami thotë se derisa ka burime prej nga shteti mund të merr borxhe, ajo do të vazhdojë të me trendin e huamarrjes, dhe kjo sipas tij sjell rrezik nga pamundësia për tu shlyer kredit e vjetra. Ai thotë se nuk është e rëndësishme se sa është përqindja e huas por se cili është qëllimi i tyre.

“Për çka po hymë në borxhe? A të krijojmë vlera të reja shoqërore? Të krijojmë kapacitete të reja që do të sjellin dobi ën të ardhmen kur duhet ti kthejmë borxhet me kamatë? A do të krijojnë ato vlera të reja ekonomike?”, deklaroi Kasami.

Lajme të ngjashme

Back to top button