Të paktën tre viktima gjatë operacionit antiterrorist në Belgjikë (Foto-Video)

Të paktën tre persona e humbën jetën gjatë një operacioni antiterrorist në qytetin belg Vervie, në juglindje të Brukselit.

Mediat franceze njoftojnë se polica ka zbatuar një operacion kundër grupit për të cilin ekziston dyshim se është i lidhur me terrorizëm. Dëshmitarët pohojnë se kanë dëgjuar detonacione, si dhe shkëmbim zjarri, i cili ka zgjatur 10 minuta. Tani për tani nuk dihet nëse viktimat janë mes terroristëve të dyshuar apo mes pjesëtarëve të forcave speciale.

Së shpejti pritet konferencë për shtyp e prokurorisë belge, ndërsa autoritetet lokale njoftuan se situata tani është nën kontroll.

Të paktën tre viktima gjatë operacionit antiterrorist në Belgjikë4

Të paktën tre viktima gjatë operacionit antiterrorist në Belgjikë

Të paktën tre viktima gjatë operacionit antiterrorist në Belgjikë2

Të paktën tre viktima gjatë operacionit antiterrorist në Belgjikë3

Lajme të ngjashme

Back to top button