Sulmi mbi Sharli Ebdo nuk është akt terrorist thotë profesori Muhiq

Botimi në milionë kopje i revistës satirike Sharli Ebdo nuk është liri e shprehjes, por është shembull klasik i shprehjes së urrejtjes dhe kjo duhet të dënohet me ligj, thotë profesori Ferid Muhiq për Radio Maqedonia e Lirë.

Mënyra satirike e postimit të profetit Muhamed, për një pjesë të botës ku jetojnë muslimanët është akt fyes dhe paraqet shprehje klasike të urrejtjes dhe jotolerancë fetare. Por Muhiq konsideron se kjo revistë nuk do të dënohet, për shkak se ligjet e qytetërimit perëndimor vlejnë vetëm për të huajt, por jo edhe për krijuesit e globalizmit. Globalizmi, thotë Profesori i fakultetit Filozofik, është “projekt” i drejtuar pikërisht kah të dobëtit dhe drejt të gjithë atyre që duan të respektojnë vlerat e tyre kulturore.

Sipas Ferid Muhiq, sulmi mbi revistën Sharli Ebdo nuk është akt terrorist por atentat klasik.

Lajme të ngjashme

Back to top button