Parlament, vazhdon seanca e 31-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do ta vazhdojë seancën e 31-të në të cilën do të debatohet për Propozim-ligjet për mjekësi komplementare dhe alternative.

Në lexim të parë do të shqyrtohen edhe ndryshimet e Ligjit për procedurë gjyqësore dhe Ligjit për avokat të popullit.

Deputetët do të diskutojnë edhe për ndryshimet e disa zgjidhjeve ligjore me procedurë të shkurtuar nga fusha e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.

Në rendin e ditës së seancës është edhe propozim-vendimi  për dhënien e pajtueshmërisë për vendimin Statutar për ndryshime të Statusit  të Universitetit “Shën Kliment i Ohrit”, nga Manastiri, si dhe disa sqarime autentike të neneve të ligjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button