Serbia: Do ta mbrojmë Trepçën e pasurinë tonë në Kosovë

Qeveria serbe do ta mbrojë Trepçën, pasurinë e saj dhe popullin e saj në Kosovë. Këtë e ka shprehur për “RTS” drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, i cili tha se Trepça është shtylla kryesore e ekonomisë serbe në veri të Kosovës dhe se atje punojnë 4000 njerëz.

“Reagimi unë i sotëm është një lloj paralajmërimi për qeverinë krahinore që most a bëjë këtë, që të tentojmë që t’iu ikim komplikimeve të metutjeshme, kurse ne do të dimë se si ta mbrojmë pasurinë dhe popullin tonë. Ne e kemi të pamundur që të mendojmë se dikush nga Prishtina po tenton që ta merr kontrollin ndaj Trepçës dhe kjo në asnjë mënyrë nuk do të implementohet, kurse në kuptimin politik kjo mund t’i komplikojë shumë gjërat… Ende ka gjasa që kjo situatë mos të eskalojë dhe mos të shkojë në drejtim të padëshiruar”, ka kërcënuar Gjuriç.

Sipas Gjuriç, rreziku i veçantë lidhet me ligjin e paqartë, që ka të bëjë me kompentencat e Qeverisë së Kosovës për secilën ndërmarrje shoqërore, të cilat mund të shndërrohen në pasuri të shtetit të Kosovës dhe më pas me ato të menaxhohet. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button