Zbulohen detaje të reja për iPhone-in e ardhshëm

Edhe pse ndoshta vetëm sa jeni bërë me një iPhone 6 ose iPhone 6 Plus, lajmet për iPhone 6S apo iPhone 7 kanë filluar të qarkullojnë në mediat e ndryshme globale.

Raporti i fundit medial pretendon se risia më e mirë që do ta sjell gjenerata e re e iPhone do të jetë 2GB RAM, në vend të 1GB sa është tani në versionet e iPhone të vitit të kaluar.

Kjo nënkupton se iPhone juaj i ardhshëm do të mund të punojë në disa aplikacione njëkohësisht, si dhe me fotografi dhe video edhe më të mëdha. Dyfishimi i memories nënkupton një iPhone shumë më të shpejtë dhe më të fuqishëm, sidomos kur bëhet edhe përditësimi i CPU-së, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, këto nuk janë risitë e vetme që do të vijnë me gjeneratën e re të iPhone, sepse pritjet janë që edhe ekrani i telefonit të jetë me material nga safari që e mbron atë shumë më mirë, si dhe kamerë me lens të dyfishtë dhe sensor me presion 3D.

Lajme të ngjashme

Back to top button