Faturat e ujit do të rriten për 4 për qind

Faturat e ujit për pije do të rriten për 4 për qind. Çmimet e reja do të vlejnë vetëm por ato komuna që nuk kanë kolektorë dhe stacione për pastrimin e ujit. Mjetet e mbledhura do të shfrytëzohen për ndërtimin e këtyre sistemeve, ndërsa taksa nuk do të vlejë për vendbanimet me më pak se 2.000 banorë.

Projekti për përmirësimin e furnizimit me ujë realizohet në bashkëpunim me Bashkimin Evropian që ka ndarë 785.000 euro.

Siç theksoi shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian Aivo Orav, projekti ka për qëllim të kontrollojë se si bëhet në këtë moment tarifimi i ujit të shikojë qëndrimi ligjor në këtë sektorë dhe të propozojë tarifa të reviduara për ujin.

Për ndërtimin e stacioneve pastruese të ujit dhe sistemet e e kanalizimit në Maqedoni duhen 750 milion euro, nga këto mjete tani për tani janë siguruar 150 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button