LSDM: Vendimi ndaj Kezharovskit, kurora e sjelljes jonjerëzore e një gjykate të partizuar

LSDM-j dënon vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj gazetarit Tomisllav Kezharovski, duke  e konsideruar atë si një goditje ndaj së drejtës së garantuar kushtetuese për lirinë e shprehjes si deh një lëndim të të drejtave të njeriut.

“Vendimi I Gjykatës së Apelit është kurora e sjelljes jo humane , jo njerëzore ndaj gazetarit Tomisllav Kezharovskit, që filloi me paraburgimin disamujorë I cili dje përfundoi me dënimin me burg. Sjellja e një vendimi të tillë kundër një gazetari, në kushtet e dëshmive kontroverse shkaktojnë pasoja serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe në mënyrë plotësuese përkeqësojnë imazhin e Maqedonisë që për këtë rast ndodhet ne shumë raporte botërore gjatë kohës së udhëheqjes së Nikolla Gruevskit”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button