AGM: Vendimi i vetëm i pranueshëm është lirimi i Kezharovskit

Asociacioni i gazetarëve të Maqedoni së (AGM) kumtoi se ashpër e kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin gazetari Tomislav Kezharovski është dënuar me dy vjet burg. Sipas Asociacionit, i pranueshëm do të ishte vetëm vendimi për lirimin e tij. “AGM vlerëson se çdo dënim për kryerjen e punës gazetareske është i tepërt, pra edhe ky për kolegun Kezharovski. Kjo aq më shumë se dënimi për gazetarin, i cili ka shkruar tekst është më I lartë se dënimi i kryerësve të veprës, për të cilën është shkruar”, thonë nga AGM.

Njëheri, thuhet, presin që të parashtrohet ankesë për këtë vendim, ndërsa Gjykata Supreme në një afat të shkurtë, që javën e ardhshme, të përcaktojë seancë ku do të merret vendimi i lirimit dhe do ta lirojnë gazetarin Kezharovski nga çdo përgjegjësi.

“Me këtë vendim gjykata do të tregojë se gazetari nuk mundet dhe nuk duhet të përgjigjet për kryerjen e punës së tij profesionale”, shkruan në reagimin e AGM­së.

Lajme të ngjashme

Back to top button