fbpx

​Tahiri: Do të ankohemi në BE për Vuçiqin

Edita Tahiri thotë se deklaratat e pamatura të Vuçiq nuk i kontribuojnë Dialogut të Brukselit për fqinjësi të mirë. Paralajmëron se do të ankohen në BE.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se vizita e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë, nuk ka dalluar nga vizitat e paraardhësve të tij.

Ajo ka paralajmëruar se Kosova do të ankohet tek Bashkimi Evropian për deklaratat nacionaliste të kryeministrit serb.

“Gjatë vlerësimit të gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve do të theksojmë se deklaratat e e pamatura të z. Vuçiq në mënyrë të drejtpërdrejt kanë dhënë mesazhe dëmtimi për synimet e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetëror në mes Kosovës dhe Serbisë”.

Tahiri ka thënë në një intervistë për “Epokën e re”, se Vuçiqi dha deklarata të pamatura në Republikën e Kosovës.

Sipas saj, deklaratat e kryeministrit serb nuk i kontribuojnë dialogut për fqinjësi të mirë të Brukselit, të cilin e ndërmjetëson dhe e garanton BE-ja.

Tahiri i ka bërë thirrje Serbisë të zgjohet nga ëndrrat dhe t’i japë fund mentalitetit hegjemonis.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close