Mediat malazeze: Hashim Thaçin e ruajnë 1.200 policë

Zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës dhe njëherit ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, sot zhvillon vizitën e tij në Malin e Zi.

Me këtë rast, Thaçi është në fokusin e mediave malazeze.

Thaçi në Mal të Zi, ka arritur nëpërmjet Bozhajes ku dhe po përcjellet nga 1.200 trupa policor, të cilët për detyrë kanë ruajten e rendit dhe qetësisë.

Siguria ka qenë dhe vazhdon të jetë në nivel të lartë, kjo pasi që deri në arritjen e Thaçit, thuajse në çdo 200 metra ka pasur patrulla të policisë malazeze.

Një numër kaq i madh i policëve është angazhuar, marrë parasysh që është paralajmëruar edhe protestë që kundërshton vizitën e Thaçit, ish- komandantit të UÇK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button