Kontributet do të paguhen vetëm për honorarët më shumë se paga minimale

Nëse honorari minimal i të punësuarit nuk tejkalon pagën mesatare prej 9.590 denarë, nuk do të jeni të obliguar të paguani kontribute  plotësuese për sigurimin social, shpjegoi sot ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasos. Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp, deklaroi që Ministria nuk ka ndërruar mendim që në fillim kur më kanë qenë të publikuara ndryshimet në ligj, ishte e paraparë që vetëm  pensionistët të bëjnë përjashtim nga kontributet plotësuese të sigurimit social, në publik janë  përhapur  informata që funksionarët do të jenë të liruar nga pagesat, ishin vetëm spekulime.

-Në të gjitha shpalljet që i dorëzuam që nga fillimi theksuam që vetëm pensionistët do të përjashtohen nga ligji -theksoi Spasov.

Në pyetjen se dokumenti se mos vallë dokumenti është publikuar me gabim, ministri tha se ai ka qenë  “dokument pune i shërbimeve”.

Në pres-konferencën e përbashkët,ministri Spasov, bashkë me drejtorin e Fondit të SPIM Dauti, dhe me kryetarin  e  Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve, Dragi Argirovski, informon për projektin për rekreacion klimatik të shfrytëzuesve të pensionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button