Studentët dhe profesorët : Do të bëjnë diçka, por në fillim presin Ivanovin

Plenumi i Profesorëve dhe Studentëve akoma nuk kanë hapa konkret të cilët planifikojnë t’i ndërmarrin pasi mbrëmë deputetët votuanLigjin e arsimit të lartë. Nga të dy plenumet thonë se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kërkesa që të tërhiqet ligji kontestues, por akoma nuk e dinë cilët do të jenë hapat e tjerë.

Zhaneta Trajkovska nga “Plenumi i Profesorëve”thotë se tani presin vendimin e presidentit Gjorge Ivanov.

Ne dje edhe njëherë publikuam letrën e hapur të Ivanovit dhe tani do t’i lemë hapësirë se a do të vendos të  nënshkruaj ose jo Ligjin e arsimit të lartë. Njëkohësisht do të kemi koordinime dhe takime ku do të merremi vesh për  hapat tonë të radhës – thotë profesoresha Trajkovska.

Edhe për “Plenumin Studentor”lufta vazhdon. Plenumnistët e rinj dje  informuan se nuk do të tërhiqen . Ata porositën se studentët nuk do të ndalen dhe se ndjenë përgjegjësi shoqërore të mbrojnë mendimin  lirë. Thonë se autoritet nuk guxojnë të jenë absolut dhe prandaj do të bojkotojnë, do të bllokojnë dhe okupojnë.

Darko Malinovski thotë se akoma koordinohen dhe do të dalin me masa konkrete.

Assesi nuk do të dorëzohemi. Ditëve në vijim do të  dalim me masa konkrete, por kjo nuk do të mbaroj këtu- thotë Malinovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button