Gruaja e një ish ministri dhe vajza e një ish funksionari të BDI-së të arrestuar për vjedhjen e postave

Gruaja e një ish ministri kuadër i VMRO-së dhe vajza e një ish funksionarit nga radhët e BDI-së janë arrestuar në aksionin e mbrëmshëm policor ku policia kapi 8 persona, ndërsa është në kërkim të dy të tjerëve, transmeton TV Kanal 5.

Të arrestuarit sot dolën para gjykatësit hetues dhe për shtatë u caktua masa e paraburgimit.

Ndër të arrestuarit është shefi i sigurimit të postës, dy postier dhe persona në poste drejtuese për sigurinë e parave.

Për më shumë informata rreth këtij aksioni, policia do të prononcohet nesër.

Arsyeja e arrestimit është vjedhja e parave të postës në Çair ku më datë 26 korrik si nëpër filma, u vodhën 211 mijë euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button