Torresi e fundosi Real Madridin

Fernando Torres ka rikthyer kohën. Sulmuesi spanjoll shënoi dy gola për t’i siguruar një barazim 2:2 Atletico Madridit kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Atletico triumfoi 2:0 në sfidën e parë në Vicente Calderon, duke kaluar kësisoj tutje në çerekfinale të Kupës së Mbretit me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Torres realizoi në minutën e parë të ndeshjes dhe në minutën e parë të pjesës së dytë, teksa për Realin realizatorë ishin Sergio Ramos (20’) dhe Cristiano Ronaldo (54’).

Në çerekfinale, Atletico do të luajë me fituesin e përballjes mes Elches dhe Barcelonës e që me gjasë do të jenë këta të fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button