Dieta dhe shkenca e peshores

Është e ditur që përpara së të fillosh një diete, cilado që të jetë ajo, duhet që të peshohemi.

Por duket se edhe të peshuarit ka rregullat e veta. Sipas një studimi finlandez dhe amerikan, të botuar në PloS One, më e këshillueshme do të ishte peshimi i përditshëm, por për ata që në një farë mënyre e kanë “frike” peshoren”, atëherë mire do të ishte që peshimi të behej një herë në javë.

Mirë një herë në jave, por kur do të ishte dita më e mirë?

Studimi i mësipërm sugjeron pikërisht ditën e mërkurë. Eksperimenti i realizuar mbi 40 persona në mbipeshe, tregoi se është pikërisht dita e mërkure dita më e mirë për t’u peshuar, pasi gjatë kësaj dite, probabiliteti që pesha jonë t’i afrohet asaj reales është më e madhe. Kjo për faktin se ditët e tjera janë me pranë të dielës, ditë në të cilën gjithsesi ka një farë tendencë për lëshim në drejtim të dietës.

Nga ana tjetër, nëse nuk peshohesh minimalisht një herë në javë, masa e trupi tenton të rritet dhe sa më shumë e gjatë është hapësira kohore nga një peshim në një tjetër, aq më shumë tentojmë të marrim me kilogramë, thotë Elina Helander e Universitetit të Tampere, koordinatore e kërkimit.

Një monitorim i shpeshtë i peshës se trupit ndihmon në reduktimin e mundësisë se ndryshueshmërisë se saj dhe rrjedhimisht mundësisë për tu shëndoshur. Nga ana tjetër, peshimi i shpeshtë kthehet edhe në një lloj motivimi për të vazhduar përpjekjet për arritjen dhe ruajtjen e objektivit.

Lajme të ngjashme

Back to top button