Mjeti revolucionar i cili asnjëherë nuk arriti te populli

Në vitin 1972 dy shkencëtarë kanë shpallur zhvillimin e një teknologjie të re, e cila sipas “The New York Times”, ka shkaktuar senzacion në rrethin e botuesve.

Është parashikuar që kjo teknologji do ta ndryshojë mënyrën e botimit të librave.

Teknologjia magjike ka qenë një lloj i ri i mikrofilmit. Mjetet kanë kapluar industrinë botuese dhe kanë ndryshuar mënyrën se si i lexojmë informatat që nga vitet e 1970-ta.

Mikrofilmi është shpikur nga Adnan Vali dhe Xhorxh Jevik. Ai ka ruajtur 625 faqe tekst në një fletë dhe ka mundur të shfaqë faqe në mjet transmetues. Makina i ka ngjarë lexuesve të sotshëm elektronik, dhe ka punuar me bateri.

Vendosja e pjesëve të mikrofilmit ka kërkuar fotografimin e faqeve me mijëra thjerrëza të vogla, dhe po të arrinte në treg, çdo fletë prej tij do të kushtonte rreth 25 cent.

Investorët kanë paramenduar automate kudo nëpër planet të cilët do të shisnin libra për lexim në këtë lexues të vogël. Inovatorët kanë shpresuar që ai do të bëhet teknologji e njerëzve për shkak të çmimit të ulët dhe efikasitetit.

Mikrofilmi dhe lexuese asnjëherë nuk kanë arritur në treg, dhe kjo shpikje është humbur nga kryefaqet pothuajse menjëherë pas paraqitjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button