fbpx

Anëtarët e SASHK­-ut kundër vendimit të udhëheqësisë për greva në shkolla

Anëtarët e Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) janë kundër vendimit të kryetarit të tyre Jakim Nedellkov për grevën e përgjithshme të shkollave nga 20 janari. Kërkojnë që greva të shtyhet deri në përfundimin e zgjedhjeve për udhëheqësi të re të SASHK­ut në muajin tetor.

Ata mendojnë se Nedellkovi i mobilizon mësimdhënësit në grevë për arsye personale ­ për fushatën e tij për rizgjedhje, e jo në interes të arsimit dhe se në këtë mënyrë mundohet ta kthejë besimin që e ka humbur te anëtarët në sindikatë.

Kërkesa e Nedellkovit për rritjen e pagave për mësimdhënësit prej 25 për qind është joreale, deklaroi në emër të anëtarëve të cilët janë kundër grevës Lidija Balxhieva, mësimdhënëse në SHF “Dimitar Makedonski” dhe 33 vjet anëtare në SASHK.

Ajo shtoi se e kanë humbur besimin te ai në grevat paraprake në të cilat i ka thirr, por nuk i ka mbështetur. “Nxënësit vinin në shkollë dhe ne duhej të kujdeseshim. Nga njëra anë thirreshim nga kryetari i SASHK­ut dhe nga ana tjetër nga drejtorët. Atëherë ndiheshim keq dhe prandaj kërkojmë që të mendohet dhe të shkohet me dialog, e jo me greva”, deklaroi Balxhieva.

Mendon se kushtet në arsim nuk janë të kënaqshme dhe dëshirojnë të përmirësohen, por kjo të shtyhet pas zgjedhjeve për kryetar të SASHK­ut. Atëherë, tha Balxhieva, trupat e ri të formuar të sjellin vendime për masat dhe aktivitete për përmirësimin e të drejtës së mësimdhënësve dhe të negociojnë me institucionet kompetente për kërkesa të realizueshme.

Në lidhje me testimin ekstern, me të cilin SASHK­u nuk pajtohet, ajo tha se ky është projekt i sjellë me ligj dhe duhet të realizohet. “Në të gjitha vendet evropiane ka testim ekstern”, tha Balxhieva.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close