Ademi sërish kundër grevës

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) paralajmëroi grevë duke filluar nga 20 janari, ndërkaq Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH) Abdilaqim Ademi shpreson të mos shkohet deri të mbajtja e grevës por në arritjen e harmonizimit të qëndrimeve me Sindikatën.

Ai theksoi edhe një herë se rritje rrogave do të ketë vetëm për ata që e meritojnë, madje, në suaza të normave ligjore.

“Fatkeqësisht ende nuk kemi arritur të harmonizojmë qëndrimet me Sindikatën, mirëpo shpresoj që në periudhën e ardhshme të takohemi sërish për t’i harmonizuar ato. Shpresoj që nuk do të shkojmë deri tek mbajtja e grevës dhe do të arrijmë harmonizohem”, ka thënë ministri Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button