fbpx

Kezharovski dënohet me 2 vjet burg

Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e gjykatës Themelore duke e dënuar gazetarin Tomisllav Kezharovski me 2 vjet burg.

Në faqen e internetit të gjykatës Themelore është publikuar vendimi i gjykatës së Apelit për të gjithë të akuzuarit për rastin “Likuidimi”.

Kezharovski ishte akuzuar e më pas edhe dënuar për zbulimin e identitetit të një dëshmitari të mbrojtur.

Me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, ai u dënua me burg prej 4 vjet e gjysmë, ndërsa pas ankesës në gjykatën e Apelit, vendimi u ndryshua dhe ai u dënua me 2 vjet burg.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close