A e dini se Facebook ju shkakton ndjenja të këqia? Ja pse

Sa më shumë që e përdorni Facebook-un, ndjeheni më keq. Ky është përfundimi që kanë nxjerr psikologët social në Universitetin e Miçiganit, pas përcjelljes së 82 të rriturve dhe të rinjve përdorues të Facebook gjatë një periudhe dy-javore. 

Kur pjesëmarrësit filluan të studiohen, ata vlerësuan se sa ishin të kënaqur me jetën e tyre. Gjatë dy javëve në vijim, hulumtuesit kanë shkruar në një interval prej dy orësh dhe pesë herë në ditë për të pyetur në lidhje me mënyrën se si ata mendonin për veten e tyre, si dhe sa herë kishin shpenzuar kohën në Facebook që nga hera e fundit ata ishin testuar, transmeton kosovapress.

Sa më shumë që njerëzit kalonin kohën në Facebook, gjatë një periudhe të vetme prej dy orësh, ata kanë shprehur ndjenja të këqija. 

“Mendimi im është se ka shumë faktorë që mund të sjellin këtë efekt”, thotë autori i studimit, Ethan Kross, një psikolog social në Universitetin e Miçiganit, i cili botoi rezultatet e tij në revistën PLoS One. “Ndoshta kur ju jeni në Facebook ju nuk angazhoheni në lloje të tjera të aktiviteteve që mund të jenë të mira për ju, të mësoni, duke ushtruar dhe bashkëvepruar me njerëzit në jetën e përditshme”, ka thënë ai. 

Lajme të ngjashme

Back to top button