Franga zvicerane forcohet 30% kundrejtë euros

Për vetëm dsia minuta zviceranët u bënë gati 30 për qind më të pasur sesa evroopianët e eurozonës

Franga zvicerane është forcuar të enjten për 29 për qind kundrejt euros, pasi Banka qendrore e këtij vendi (BQZ) njoftoi se heqë dorë nga përpjekjet trevjeçare për mbajtjen artificiale në nivel të ulët të valutës zvicerane.

Vetëm disa minuta pas njoftimit të BQZ se heq kufirin që pengonte rënien e euros nën vlerën prej 1.20n eurosh, valuta zvicerane arriti nivelin prej 0.8517 euro, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Banka Zvicerane njoftoi se masa që është aplikuar nga shtator i vitit 2011, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë zvicerane nga risqet. Franga zvicerane është problematike veçmas për eksportuesit zviceran, të cilët do të detyrohen në mënyrë drastike të ulin çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre për të mbetur konkurrentë në tregun botëror.

Banka ka njoftuar gjithashtu se do të ulë normën mesatare të interesit në minus 0.75, nga norma e tashme prej 0.25 për qind.

Pas lajmeve të sotme, aksionet në bursat zvicerane janë fundosur për 6.66 për qind.

Lajme të ngjashme

Back to top button