Edhe Rita Ora pretendente për çmimin Oscar (Video)

“Grateful”, është kënga e Rita Orës e cila është edhe kolonë zanore e filmit “Beyond the Lights”, e cila tashmë është nominuar për çmimin Oscar, në kategorinë për këngën më të mirë origjinale.

Kjo këngë ka konkurrentë këngët e tjera si: Everything is Awesome “Glory”, “Lost Stars”, dhe “Im Not Gonna Miss You”.
Ashtu sikur jemi mësuar së fundi ta shohim Rita Orën në eventet më të rëndësishme të filmit dhe muzikës, pritet ta shohim edhe në këtë ceremoni prestigjioze, pasi që, kolonat zanore praktikohet të këndohen përgjatë ceremonisë. Çmimet Oscar do të ndahen më 22 shkurt./KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button