Hapet në Iran ekspozita e teknologjisë me lazer, perëndimi frikë për përdorimin në programet bërthamore

Ekspozita e teknologjive të lazerit e hapur sot në Teheran ka nxitur interesim të bashkësisë ndërkombëtare për rolin të cilin lazerët mund të kenë në programin bërthamor të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Mbi 40 lloje të lazerëve, prej atyrë milivat deri kilovat, janë të ekspozuar”, ka thënë Sayed Hasan Nabavi, drejtori i Qendrës kombëtare për shkencë lazerike dhe hulumtime teknologjike.

Por, Agjencia ndërkombëtare për energji atomike dhe zyrtarët ndërkombëtarë janë friksuar për zhvillimin e mudnshëm të lazerave të avancuar të përshtatshëm për pasurimin e uraniumit. Veçanërisht pasi që edhe Mohammad-Hassan Aboutorabi Fard, zëvendës kryetari i parë i parlamentit iranian, ka thënë se lazerët mund të përdoren për qëllime ushtarake.

Gjatë vizitës së ekspozitës, Fard ka thënë se zhvillimi i teknolohjisë lazerike mund të avancojë fuqinë mbrojtëse të Iranit, transmeton Agjencia i lajmeve i Iranit.

Bisedimet më të reja rreth programit kontrovers bërthamor të Iranit nuk janë zhvilluar në nëntor 2014 siç ishte planifikuar. Teherani dhe grupi 5+1, të cilin e përbëjnë SHBA, Britania e Madhe, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania, janë dakorduar që të shtyjnë bisedimet deri në korrik të këtij viti duke shprehur optimizmin se mosmarrëveshjet e mbetura mund të jenë të zgjidhura.

Fuqitë botërore dyshojnë se Irani tenton të prodhojë armë bërthamore dhe që nga viti 2006 këtij vendi i kanë vënë sanksione ekonomike. Irani pretendon se pasurimin e uraniumit e bën vetëm për qëllime paqësore.

Ekspozita e lazerit është hapur në bashkëpunim të Fardit dhe Ali Akbar Salehi, shefit të Organizatës për energji atomike në Irak. Ekspozita është hapur për vizitorët dhe do të qendrojë e hapur për tre ditë./AA/

Lajme të ngjashme

Back to top button