Rosela Gjylbegu rrëfen marrëdhënien e saj me Arvizunë

Këngëtarja shkodrane, Rosela Gjylbegu rrëfehet në emisionin “Oktapod” për marrëdhënien e saj me ish- ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu

Fansi yt më i madh është Aleksandër Arvizu, e ka thënë gjithmonë. Është e vërtetë që keni darkuar para se të ikte?

Ne kemi darkuar shumë shpesh. Ai është mik i familjes dhe për mua ka qenë privilegj të jem pjesë e familjes së tij, pjesë e një miqësie të jashtëzakonshme. Sigurisht që kam darkuar me familjen e tij, me bashkëshorten edhe Jukin, gocën e vogël. Më vjen keq, ka ikur një mik shumë i mirë. Padiskutim ne do të jemi gjithë kohës me mesazhe, dhe nëpërmjet mediave sociale mund ta ndjekim njëri- tjetrin.

Si është të kesh mik Ambasadori e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur fillon e bie ajo perdja zyrtare? Ty personalisht si të ka ndodhur ky proces? Si fillim, ku u njohët?

Me thënë të drejtën, ka qenë absolutisht dëshira e tij. Në ka ndjekur në një intervistë… ne jemi peshqit të dy në shenjë. E shoqja shpesh më thoshte se mbase ju jeni njohur në një jetë tjetër, ndoshta. Momenti që ndoshta miqësia u lidh shumë ishte momenti që babai im vdiq, dhe më qëndroi si një prind i dytë shumë pranë, bashkë me familjen e tij. Për mua ishte një nder, të themi të drejtën. Një nder dhe një njeri i jashtëzakonshëm, përtej petkut të diplomatit. Mbi të gjitha unë e kam vlerësuar atë për atë njeriun e thjeshtë dhe për thjeshtësinë e tij në gjithcka që thoshte e mendonte.

A do të shkosh në SHBA ta vizitosh?

Rosela Gjylbegu: Patjetër! Patjetër. Unë kam pjesë të familjes sime andej, kështu që kur të shkoj t’i vizitoj do të vizitoj dhe familjen Arvizu me kënaqësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button