Rezarta Shkurta mbyll llogarinë në Instagram

Rezarta Shkurta ka vepruar shpejt për të ulur vëmendjen e publikut pas arrestimit të bashkëshortit të saj – ajo ka mbyllur Instagramin.

Mediat shqiptare dje raportuan se gjatë aksionit të sekuestrimit të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike në Elbasan, në mesin e të arrestuarve ishte edhe Ermal Hoxha. Ermali, i cili është nipi i diktatorit Enver Hoxha, është njëkohësisht edhe bashkëshorti i Rezartës.

Rrezarta ka qenë mjaft aktive në Instagram së fundi, ndërsa nuk mungonin fotot me familjen e saj të shtrenjtë.

Por pas ngjarjeve të djeshme, Rezarta ka zgjedhur që të qëndrojë në heshtje, për të shmangur ndonjë ‘shuplakë’ nga fansat, duke mbyllur kështu llogarinë e saj në rrjetin social.

Lajme të ngjashme

Back to top button