Daçiq: Kosova në OSBE? Nuk ka shans

Ditën e sotme kur Serbia ka marrë kryesimin njëvjeçar të OSBE-së, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, është shprehur se Kosova nuk ka shans që të pranohet në OSBE. Sipas tij kjo nuk mund të ndodhë derisa nuk arrihet ndonjë marrëveshje politike, e kjo sipas Daçiç nuk do të bëhet në Vjenë.

Gjatë një konference për gazetarët, Daçiç tha se nuk janë të reja kërkesat që Kosova të inkuadrohet në OSBE dhe kjo bëhet vazhdimisht.

“Kur është fjala për OSBE-në vendimet merren me konsensus. Dihet sa është ivështirë konsensusi”, ka thënë Daçiç.

Shefi i diplomacisë serbe ka rikujtuar se OSBE-ja ka 57 shtete anëtare, gjë që dëshmon se Kosova nuk ka shans të jetë anëtare e OSBE-së. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button