E reja humb gishtat, i plas në dorë mjeti piroteknik

Një aksident i shkaktoi humbjen e disa gishtave një të reje nga Radovishi.

Ngjarja ndodhi të martën mbrëma, kur shtëpia ku jetonte e reja u zhyt në errësirë pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

19-vjeçarja u nis për të gjetur një qiri, por gjeti një mjet piroteknik dhe e ndezi atë, duke kujtuar se po ndizte qiririn.

Pasi fisheku plasi, e reja mbeti e plagosur, madje duke humbur edhe disa gishtërinj.

Ajo është transportuar në spitalin më të afërt dhe që nga atje në klinikat e Shkupi.

Mjekët thonë se e reja, fatkeqësisht, do të mbetet pa gishtërinjtë e humbur.

Lajme të ngjashme

Back to top button