VMRO imponon vullnetin absolut, Maqedonia drejtë një krizë të thellë politike

Ngjarjet politike në vend janë reperkusion i mungesës së opozitës në parlament që e ka bërë edhe më të vështirë debatin mbi ligjet  dhe qasjen e një dialogu më konstruktiv të drejtën e së cilës tani më e ka përvetësuar qeveria, konstatojnë nga LSDM.

Stevo Pendarovski nga LSDM, thotë për Portalb se ngjarjet e fundit në vend, sjellja e disa ligjeve duke mos përfillur qytetarët dhe studentët si palë e kontestuar, nuk kanë vënë nën hije bojkotin e opozitës në parlament, por kjo tregon se për mungesë të saj dhe sjelljes së qeverisë, problemet politike në vend po rriten vazhdimisht.

“Në gjitha tendencat tregojnë se Maqedonia po futet në një krizë të thellë politike. Në mungesë të opozitës po ndodhin gjëra që kërkojnë patjetër konsensus të plotë.  Opozita qëndron e palëkundur në pozicionet e saja dhe se duhet patjetër bisedime shtesë për problemet që duhet të adresohen sekt”, thotë Pendarovski.

Pendaroski thotë se qeveria nuk pyet askënd për asgjë me funksionimin e një parlamenti parcial.

“Ka ndryshime të Kushtetutës, ka propozime për ndryshimin e simboleve shtetërore që po realizohet në katër sy mes Ahmetit dhe Gruevskit dhe në fund kemi një proces ku qeveria i shtynë dhe nuk përfillë studentët dhe profesorët për ligjin e arsimit të lartë. Të gjitha këto tendenca e çojnë Maqedoninë në një krizë të thellë politike”, thotë Pendarovski.

Pendarovski nuk pret që qeveria të kthjellet përballë shumë problemeve dhe vlerëson se muajit e ardhshëm kriza politike duke përfshirë këtu edhe bojkotin e parlamentit nga opozita do të rritet edhe më shumë.

Analisti Petar Arsovski, thotë për Portalb se tan për tani  bojkoti i deputetëve të opozitës dhe mos dhënia e një zgjidhje të kësaj çështje, duket sikur kanë kaluar nën hije te problemeve dhe kontestimeve të fundit në Maqedoni, por sipas tij kjo është një çështje që duhet të adresohet mirë që vjen si pasojë e kontestimit të dy cikleve zgjedhore.

Arsovski thotë se opozita qëndron e palëkundur në kërkesat e saja dhe së problem i sajë patjetër të zgjidhet para zgjedhjeve të ardhshme.

Analisti Alajdin Demiri thotë për Portalb se Seancat e parlamenti kanë një kohë të gjatë që e kanë humbur legjitimitetin , jo vetëm për shkak të opozitës, por edhe me metodat e  punës.

“Imponimi i vullnetit të VMRO në sjelljen e ligjeve pa debate pa vlerësime kritike me procedurë urgjente kur i nevojiten dhe me vota të munguara tregojnë se ky parlament i de legjitimon edhe vendimet e veta që i sjellë dhe ky është një hap shumë i rëndë drejtë themelimit të krizës. Sjellja e parlamentit se nuk interesohet për opozitën janë rrënuese si për demokracinë ashtu edhe për Maqedoninë. Kjo do të zgjasë deri në eskalimin e krizës më të thellë. A krizën e thellë e paralajmëruan demonstratat e studentëve të cilët do të vazhdojnë për arsye se u soll një ligj arbitrarë pa asnjë konsulte me kuadrin universitarë dhe student. Paralajmërohen grupe të ndryshme të interesit të cilët çdo ditë protestojnë . Në këtë drejtim parlamenti e humbë legjitimitetin. Kjo është kryeneçësi e mazhorancës e cila do të ketë fund dhe atë  shumë më tragjikë se sa duket”, thotë Alajdin Demiri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button